Duke iu referuar “qytetarit dixhital”, ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar një mesazh që, sipas tij Rama ja ka dërguar policëve.
Në faqen e tij në facebook Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari, i cili shkruan se Rama, për shkak të protestës së opozitës, i ka dërguar një mesazh policëve ku thuhet se ata do të marrin paratë e papaguara prej më shumë se 1 vit dhe nuk do te bëjnë veting.
“Policet brohorasin rrofte protesta! Lexoni mesazhin e oficerit dixhital. sb
Pershendetje doktor! Nga frika e protestave dhe per te joshur policet, Edi Rama ka dhene urdher te njoftohen policet ne te gjithe vendin se do t’u jepen parate e papaguara prej nje viti per oret shtese etj dhe se nuk do te behet vetingu. Sot paradite, Sander Lleshi, me porosi te Edi Rames, ka shperndare kete urdher tek drejtuesit e larte te policise.
“Ne whatsupp dhe ne rrjetin e brendshem duhet te shperndani pa vonese keto mesazhe:
1.Keshilli i Ministrave ka miratuar dje ndryshimet ne ligjin per vetingun ne Policine e Shtetit. Keto ndryshime arashikojne qe ky proces te kryhet per funksionet e larta drejtuese ne Policine e Shtetit dhe ne SHÇBA.
2.Kryeministri ka urdheruar akordimin e fondit per pagesen e detyrimeve te prapambetura (ore shtese, turne te dyta, etj.) per te gjithe punonjesit.”
Policet kane nisur te thone se protesta e dha rezultatin e pare! Ata po marrin parate qe s’ua jepnin prej me shume se nje viti dhe shpetojne nga vetingu i drejtuar nga shoferi i Klement Balilit. Policet mezi po presin rezultatin final te protestes qe te çlirohen drejtimi prej sherbetoreve te krimit dhe bandave”, shkruan Berisha.