Berisha zbulon si do të largojë Bashën nga PD

Gjatë takimit të zhvilluar sot me demokratët, ish-kryeministri Sali Berisha u pyet mbi mekanizmin që do të përdorë për largimin e Lulzim Bashës nga drejtimi i partisë.

Berisha zbuloi se do të mblidhen 1500 firma të delegatëve dhe do të thërritet Kuvendi Kombëtar, të cilit do t’i kërkohet që të shprehet për vendimin e Bashës.

“Çfarë synon kjo foltore. Së pari, ndërgjegjësimin e çdo demokrati për situatën e krijuar, vjeljen e mendimit dhe qëndrimti të tij.
Së dyti, do mblidhen firmat e 1500 delegatëve të Kuvendit Kombëtar. Pas mbledhjes së këtyre firmave, ne do thërrasim Kuvendin Kombëtar, që është forumi më i madh i partisë.

Ne çdo gjë do e zgjidhim në mënyrën më demokratike. Ne do i kërkojmë Kuvendit Kombëtar që për vendimin të shprehet çdo anëtar i PD me referendum në mbarë Shqipërinë. Do ju thosha mos votoni kurrë humbës, me motivin që është më i mirë se ai. Humbësi në fitore nuk të çon. Të mos bëhet më ky gabim”, tha Berisha.

Loading...