Berluskoni, 82 vjeç, u transportua në orën 10:00,në spital.
Ekzaminimet mjekësore po zhvillohen aktualisht dhe gjendja e tij shëndetësore është ende e panjohur për mediet. Një nga shoqëruesit e tij tha se ai ishte duke u trajtuar pasi kishte dhembje të forta veshkash.
Ai pritet të marrë pjesë në një takim sot për të prezantuar kandidatët italianë për zgjedhjet evropiane.
Zëdhënësi i tij tha se ende po planifikonin aktivitetin politik. Në vitin 2016, Berluskoni i ka shpëtuar një ataku kardiak.
Ai është një nga burrat më të pasur të Italisë, që vlerësohet të ketë rreth 6 miliardë dollarë. Berluskoni ka qenë katër herë kryeministër i vendit.
Loading...