Bes Kallaku rrëfen fillimin e vështirë në karrierë – Jam mirënjohës gjithë jetën ndaj Agron Llakës: “Më hapi derën e shtëpisë dhe më tha hajde fli te shtëpia ime dhe hajde ha te shtëpia ime”

Të jesh mirënjohës, realist e me këmbë në tokë është më e vështirë nga sa duket.

Gjatë jetës, faktorë të jashtëm e të brendshëm (ndër to dhe fama) ndryshojnë një njeri, duke e zhveshur nga këto virtyte.

POR këtë gjë nuk mund ta themi për aktorin e njohur të humorit Bes Kallaku i cili na tregoi krejt të kundërtën në studion e Kastro Zizos.

33-vjeçari,tanimë bashkëshort e baba i një vajze jo vetëm që nuk i ka harruare fillimet e karrierës së vet, kur udhëtonte nga Bubqi për në Tiranë për të marr pjesë në spektaklin Portokalli, por është edhe mirënjohës ndaj njerëzve që e kanë ndihmuar.

I ftuar në ‘Late night shoë’, Besi ka zbuluar se në fillimet e tij ai flinte në karrige dhe moderatori asaj kohe i Portokalli Agron Llakaj ka qenë i pari që e ka ndihmuar.

“Nuk e kam thënë kurrë, por ja vlen ta them që Agron Llakaj ka qenë një nga ata që ka kontribuar jashtëzakonisht shumë me mua.

Nuk dua ta bëj bajat fare, por në fillimet e mija flija në karrige.

Agron Llakaj ka qenë personi që në fillimet e mia më hapi derën e shtëpisë dhe më tha hajde fli te shtëpia ime dhe hajde ha te shtëpia ime,” ka thënë Besi në emision./Burimi: Living

Loading...