Editoriali i kësaj të diele i moderatorit Bes Kallaku në spektaklin e humorit “Kosherja” lidhet me sakrificat e prindërve shqiptarë. Ai ka shpërthyer në lot teksa në një moment ka kujtuar sakrificat e mamasë së tij, që ka bërë për të.
Besi ka sugjeruar që të gjithë duhet t’i vlerësojnë prindërit sa nuk është vonë.
Sipas moderatorit, nesër të gjithë do t’i thonë fëmijëve të tyre të njëjtat fjalë që i thanë prindërit.
“Unë e di se nga ata që po ndjekin ka fëmijë që u thonë prindërve: ‘Po rri o mam, po rri o bab, ku di gjë ti’. Unë e di që ju i dini ca gjëra më mirë sesa prindërit tuaj, po ku dinë gjë ata të shkretë. Vetëm sakrificën që kanë bërë për të shkolluar ty, për të të mbajtur ty, për të të rritur ty, po ti nuk e di këtë sakrificën që kanë bërë prindërit për ty. Është një lloj sakrifice që nesër do t’i thuash fëmijës tënd të njëjtat fjalë që të thanë prindërit e tu. Uroj që ta kuptosh pak më herët se ndryshe do të ishte pak vonë.
Një përqafim të përzemërt për të gjithë ata prindër që vërtetë kanë sakrifikuar dhe në këtë moment mu kujtua mamaja ime për sakrificën që ka bërë vitet e mia në fillim kur unë doja të ndiqja rrugën time dhe mam nuk do isha sot këtu, nëse s’do kisha ndihmën tënde”, tha ndër të tjera Bes Kallaku./abcnews.al