Këngëtarja e njohur Besa Kokëdhima reagon ndaj kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj lidhur me efektiven Ina Nuka.
“Jemi të gjithë burra, i shkojnë sytë të martohet një burrë me një vajzë pa gishta?” tha Veliaj dje në një takim me banorët e Astirit.
Ndërkaq, Besa, vajza e Koço Kokëdhimës shprehet e sh*kuar nga kjo deklaratë e kryebashkiakut.
“Po turp nuk ju vjen z.Veliaj?! Jam e sh*kuar nga kjo deklaratë se*siste, ofenduese dhe banale. Edhe nëse kaq dimension ka shpirti juaj, pozicioni nuk jua lejon të ofendoni kaq shume njerëz me një fjali! Policen ta merrni TA TRAJTONI, me ndihmesat dhe pensionet, ndërhyrjet dhe kostot, jo t’i qani hallin a do gjejë burrë!
Nëse zotëria juaj mendon se disa gishta do e pengokan të gjejë burrë, imagjinoni se ç’mendoni ju për njerëzit me kufizime nga më të ndryshmet! Femra nuk është një barbie lodër që iu prish gishti e s’bën më! Turp”, shkruan Besa në reagimin e saj.