Besa Shahini merr vendimin e papritur: Nuk do jem më në qeveri dhe Shqipëri, ia kam thënë dhe kryeministrit Rama

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini ka deklaruar se ka marrë vendimin që në përfundim të mandatit do të largohet nga Shqipëria dhe nuk do të jetë më në qeveri, gjë të cilën ia ka komunikuar kryeministrit.

“Unë tashmë kam njoftuar dhe kryeministrin Rama dhe kam marrë një vendim se nuk do të vazhdoj të qëndroj në Shqipëri përtej këtij mandati. Jeta ime është e paqëndrueshme në Shqipëri pasi familja ime jeton në Kosovë. Në këto momente kur ka probleme nga këto siç jemi ballafaquar është pak e vështirë. Por, i kam thënë se jam në dispozicion që të shërbej, por nuk do të përfshihem në fushatë elektorale”, tha ministrja e Arsimit.
Zërat për largimin e saj qarkullojnë prej ditësh dhe emrat për zëvendësimin e saj, Shahini i konsideroi si të “shëndetshme” pasi tregon jetën dinamike brenda Partisë Socialiste dhe ambiciet në prag të vitit elektoral.

Loading...