Betejat e mia…
Nga Arian Galdini
Mbi Kal te Mungeses hipem
Mbi Kal te Mungeses fluturuam
Patkua Shpresen i vume
Sakrificen Kamzhik ne duar..
Ne Krisht menduam te ngjanim
E Dhimbje per Boten vuam
Por Kryq me per ne nuk kishte
Harruam sa keq Harruam…
Ishte Bota e ndezur fitil
Qe larg prej vetes na donte
Ndaj Helm ne vesh te Ndergjegjes
Na hodhi qe te na gjymtonte…
E rame ne, rame pa deshire
E Ngriu dhe Kali Jone
Por dhe Vajtocat kane Ngrire
E Nuk ka me kush te na vajtoje.
Koha nuk fliste me per ne
Njerezorja lehte e kishte mare zoterimin
C’na mbante bashke u be hi e dhe
Thelbi e humbi gjithe kuptimin…
Sot Bota, Koha dhe udhet na ndajne
Mendimet dhe zemrat larg i kemi
Pertej shpreses syte ngulitur i mbajme
C’eshte shkruar per ne, ata do te jemi…
Dashuri e ka emrin Zoti im
Ai eshte Rruga, Jeta, E verteta
Historiberes do te jem ne kete vendin tim
Ai eshte Hardhia une jam Shermenda…
Arian Galdini