140 deputetët e Kuvendit të Shqipërisë janë betuar ditën e sotme nga ulëset e tyre për marrjen e mandatit në legjislaturën e 10.
Seanca është drejtuar nga Luljeta Bozo, si deputetja më e vjetër e këtij Kuvendi.
Ajo thiri një e nga një emrat e deputetëve të mandatuar nga zgjedhjet e 25 prillit.
Në seancë ishte i pranishëm edhe ish-kryeministri Sali Berisha i përjashtuar një natë më parë nga grupi parlamentar demokrat, pas vendimit të Lulzim Bashës.
Menjëherë pas betimit ai është larguar nga Kuvendi i vetëm, pa pritur procedurën për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. m.v/abcnews.al
Loading...