“Biblioteka e Lëvizshme”, një nismë që sjell librin pranë lexuesve

Biblioteka e Lëvizshme, një nismë e përqafuar vitet e fundit edhe nga bashkia e Lezhës, pritet të udhëtojë në 28 shkolla të zonave rurale duke i dhënë librit vëmendjen e duhur.

Për të dytin vit radhazi, bashkia Lezhë po zbaton projektin e Bibliotekës Lëvizëse, për të cilin ka fituar edhe çmimin e parë në nivel kombëtar për praktikat më të mira inovative të qeverisjes vendore (2016).

E konceptuar si një mundësi për fëmijët që nuk kanë mundësi ekonomike apo kohore për të udhëtuar drejt Bibliotekës së Lezhës, do të jetë kjo e fundit që do të shkojë tek nxënësit.

Të gjithë librat e Bibliotekës do të shkojnë në duart e lexuesve të vegjël në çdo shkollë, në të gjitha njësitë administrative.

Biblioteka e Lëvizshme është një praktikë që përmbush detyrimin e shërbimit ndaj qytetarit aty ku ai jeton, duke nxitur kulturën përmes leximit. /atsh

Loading...