Biblioteka e Vlorës ka rregjistruar si fond themelor,Bibliotekën private të familjes Vlora – Nga Gëzim Llojdia (foto)

BIBLIOTEKA E VLORES KA REGJISTRUAR SI FOND THEMELOR,BIBLIOTEKËN PRIVATE TË FAMILJES SË NJOHUR Vlora
Gezim Llojdia

Në mjaftë dokumente të shekullit të 18, përmendet biblioteka e familjes Vlora,Ismail Vlora,Ibrahim Pasha,Mustafa Pashë Vlora,të cilët rreth viteve 1812 kishin në banesat e tyre 5200 ekzemplarë, libra, dorëshkrime. Pas kohës së Mustafa Pashë Vlorës në vitin 1895 nga udhëtarët e huaj vihet në dukje se krahas familjes Vlora. Biblioteka e këtij qyteti detar,në ringritjen e saj në zhegun e verës në 22 gusht 1946,ka regjistruar si fond themelor,bibliotekën private të familjes së njohur Vlora. Kjo pasuri kulturore ishte mbledhur me durim ,ishte gjurmuar si bleta nga diplomati Syrja Vlora dhe intelektuali ,deputeti dhe diplomati Eqrem Bej Vlora. Në vitin 1914 sasia e librave të kësaj biblioteke shënohet aty te 14640 vëllime. Librat ishin në këto gjuhë: latine, arabisht, turqisht,gjermanisht,italisht,greqisht,shqip .Brenda këtij thesari kulturore kishte dorëshkrime të pasura arabe,libra fetare si Bibla, Kurani. Por librat e familjes Vlora ishin të llojit albano-ballkanologjik,gjendeshin aty dorëshkrime, korrespodencë, kur e veçanta ishte korrespodenca me shkrimtarin Duma.
Nga fondi tepër i madh i Vlorajve në këtë bibliotekë gjendet albanologjia,fondi i kësaj familje me rreth 2000 libra të rrallë,që përbëjnë fondin e artë të bibliotekës së Vlorës.
Flitet, për dy saurela me rimorkio,ata ngarkuan pasurin kulturore të Eqrem beut,kryesisht libra me dstimnacion Jugosllavinë ndërsa zëra të tjerë e hedhin poshtë këtë version.Studiuesi vlonjat, Fahri Shaska thotë se, biblioteka ishte ndër më të mëdhatë në Ballkan, në dekadat e para të shekullit XX, por, pavarësisht, regjimi komunist i shkatërroi vlerat e saj.“Prej saj u zhdukën vlera të jashtëzakonshme”, sqaron Shaska, sipas të cilit, përveç një numri të jashtëzakonshëm titujsh, në këtë bibliotekë përfshiheshin dokumente të rralla. Mes tyre, një ditar të shënimeve të Hoxhës të fshatit Armen, Sali Efendiut e vitit 1757; shënimet e Hafës Zenel Efendiut nga Armeni, që përkojnë me vitin 1768; përmbledhje e kopjeve të letërkëmbimit të Ismail Pashë Velebishtit me njerëzit më të shquar të Vlorës; letërkëmbimin e Çelo Picarit me Ismail Beun; shënimet historike “Mbi “oxhaqet” e Shqipërisë e Azem Bej Janinës e vitit 1889; dy libra të shtypura në shtypshkronjën e Voskopojës, në vitet 1720-1769 “Gjithçka shkelej me këmbë dhe askush nuk pyeste për ata libra të rrallë që griseshin e shkatërroheshin”, thotë Shaska.Por, mes atyre që ndodheshin gjatë bastisjeve në mjediset e banesës së Vlorajve, që sot njihet me emrin Shtëpia e Beut, kishte edhe nga ata që mendonin se ata libra kishin një vlerë të madhe dhe mund të duheshin një ditë.Mes tyre ndodhej edhe një oficer i shërbimit të sigurimit i cili tërhoqi një numër të konsiderueshëm titujsh të vjetër. Ai i ruajti ata në banesën e tij për vite me radhë, ndërsa pas vdekjes, ja la vëllait të vet.Ne vitin viti 1974, , banesa e Eqerem beut , shërbeu edhe si bibliotekë dhe shtëpi kulture.

FONDI I ARTË I VLORAJVE
Bibloteka e këtij qyteti detar,në ringritjen e saj në zhegun e verës në 22 gusht 1946,ka regjistruar si fond themelor,bibliotekën private të familjes së njohur Vlora.Kjo pasuri kulturore ishte mbledhur me durim ,ishte gjurmuar si bleta nga diplomati Syrja Vlora dhe intelektuali ,deputeti dhe diplomati Eqrem Bej Vlora.Në vitin 1914 sasia e librave të kësaj biblioteke shënohet aty te 14640 vëllime. Librat ishin në këto gjuhë: latine, arabisht, turqisht,gjermanisht,italisht,greqisht,shqip. Brenda këtij thesari kulturore kishte dorëshkrime të pasura arabe,libra fetare si Bibla,Kurani.
Por librat e familjes Vlora ishin të llojit albano-ballkanologjik,gjendeshin aty dorëshkrime,korispodencë,kur e veçanta ishte korispodenca me shkrimtarin Duma.Sipas drejtores nga fondi tepër i madh i Vlorajve në këtë biblotekë gjëndet albanologjia,fondi i kësaj familje me rreth 2000 libra të rrallë,që përbëjnë fondin e artë të bibliotekës së Vlorës.
“Bibloteka e Arsimtarëve” është bibloteka e parë zyrtare e qytetit detar në pjesën jugperëndimore,ku ndihej era e valëve dhe prushëzimi I historisë. Daton vitin ’37,si kohëlindje Shërbyen dy dhoma të godinës së familjes Harxhi.Shtypi I kohës bënë fjalë për 7156 libra fond të kësaj bibloteke.Në gazetën “Jeta e re”,që e kishte syrin e botimit në këtë qytet,intelektualët i shtruan bashkisë kërkesën,për të ngritur një biblotekë publike.Kohë më vonë ,kryesisht pas luftës së dytë,me fondin ekzistues ,atë të Eqrem bej Vlorës mori formë ky institucion kulturor në këtë qytet.Është pasuruar nga dhurimi i revistave,librave etj nga patriotë si Ibrahim Shyti,Ali Asllani,Musa Jonuzi,Dr Ali Mihali,Jani Minga,Reis Golemi,Kristo Karbunara,Mateo Matathia ,Pepe Zevi,Murat Tërbaçi,Ahmet Muka.Në Ujët e Ftohtë është shprehur shkrimtari Petro Marko,ishte një biblotekë e shkollës tregtare.Kurse shtegëtimet e biblotekës kanë një itenerar të zgjatuar duke rënë rreth e kryq e tërthor, qytetit me erën e jodit.Fillimisht në ndërtesën në Ujin e Ftohtë.Fillojnë lëvizjet,për një transferim tek shkallët e Kuzum Babasë në lagjen e njohur”Muradie”.Tek godina e shtëpisë së Eqerem bej Vlorës.Në vitin 1974 transferohet përsëri nga ajo godinë në ndërtesën e familjes Matathia,ku qëndroi për gati 22 vite,sepse fondet u shtuan dhe kërkesat e lexuesve për salla.Në vitin ’96 shprehet drejtuesja e saj morrën një letër largimi nga vendqëndrimi i fundit.që shprehte plagë të thella të hapura,në brazda vitesh.Godinës i shfaqur pronari dhe pasuria kulturore do të shpërngulej në një drejtim tjetër.Drejt Skelës.Në disa mjedise të papërshtatshme rreth 6-7 dhomëza, ku dikur kishin shërbyer si dhoma gardërobe për pallatin e kulturës Labëria në Skelë,u sistemua gjithë pasuria prej 120 mijë ekzeplamrësh, libra, revista, dorëshkrime ,gjithshka që përbënin atë, që njihet si bibliotekë. 25mijë libra ishte fondi i bibliotekës së fëmijëve tepër e ngjeshur ,voluminoze dhe e pasuruar.
Drejtimi i biblotekës ka qënë pasurimi dhe përpunimi shkencor i fondit,në mënyrë që krejt kjo pasuri të arshivohej në bazë të teknikës bibliotekare.Thekësohet pasuria e kësaj bibloteke në fillim vitet 1993-’94 shkonte në 120 000 ekzemplarë,pasuri kjo e kulturës shqiptare e asaj bootërore.Ky trashgimnia e saj i ka shërbyer brezave për kulturimin e tyre,paisjen me dije.Në fondet e kësaj bibloteke qëndronë vepra të tilla si enciklopedia italiane,franceze,greke,ruse.Krahas këtyre zënë një vend të rëndësishëm vlerat albanologjike të autorëve botëror si Pouqeville,Antonio Baldaci,Justin Godart,Miss Durhami,Gazi Mustafa Kema,Aleksandër Ragkov I,P.Fulvio Cordignano,si Giovanna Biasotti,Hobhouse,J.C nga Petro Garzone Senatore,Thiers,Lamartiner,Lebeau.
Në këtë fond, një vend të rëndësishëm zënë botimet me vlera shumë të mëdha për Skënderbeun,Ismail Qemalin,Flamurin tonë kombëtar,vepra të akademikut Shaban Demiraj,Aleks Buda,nga shkrimtarët tanë Kadare , Agolli, Arapi, Marko, Musaraj, Asllani ..Në vitin ’88 në 24 shkurt bibloteka e Vlorës e themeluar nga fondi i pasur i Vlorajve .
Foto Vlora ne fillim shekulli XX
Foto Vlora ne vitin 1942
Fotot Vlora ne vitin 1901.
Ky shkrim i perket vitit 2009.

Loading...