Biden drejt fitores, shërbimi sekret shton masat e sigurisë

Shërbimi sekret amerikan, po shton masat e sigurisë për Joe Biden, nga dita e sotme, në rast se ai do të shpallë së shpejti fitoren në zgjedhje – raporton Uashington Post.

Agjentë shtesë do të vendosen në detyrë pasi ekipi i tij i fushatës i tha shërbimit sekret se ai mund të mbajë një fjalim të rëndësishëm, ndoshta që të premten, raporton gazeta, duke cituar burime të afërt me fushatën.
Zëdhënësja e shërbimit sekret, Catherine Milhoan, nuk pranoi të bënte komente duke thënë se agjencia nuk i diskuton planet e sigurisë për personalitetet e larta.

Biden dhe ekipi i tij zgjedhor janë vendosur në një qendër konventash në Uillmington të Delaëerit. Por, ndërsa ende nuk është përcaktuar asgjë, rriten tensionet në shumë shtete amerikane. Pas netësh përleshje dhe arrestime, FBI ka hapur hetime për një sulm të supozuar kundër qendrës së konventave në Filadelfia, në të cilën po zhvillohet numërimi i votave.

Sipas të dhënave, policia ka patur një informacion për një grup personash të armatosur që në bordin e një Hummeri po drejtoheshin nga qendra e kongreseve.

Agjentët kanë ndaluar mjetin dhe kanë arrestuar dy persona. Ndërkohë vazhdojnë tensionet e lidhura me kërcënimet për aksione ligjore të ekipit të trump për parregullsi në kontrollin dhe verifikimin e votave, mbi të gjitha në shtetet kyce në garën për shtëpinë e bardhë. Trump kërkon ndalimin e numërimit sepse pretendon se po shfaqen nga asgjëja vota fantazëm.

Nga ana tjetër Biden kërkon që votat të numërohen deri tek e fundit sepse kjo është demokracia. Tensioni rritet në të gjithë vendin ndërkohë që ka kaluar tashmë nata e tretë pas zgjedhjeve, pa një rezultat.

Loading...