Një 57-vjeçar në Fier është arrestuar nga policia pasi është kapur në flagrancë duke kultivuar drogë.
Më konkretisht, gjatë kontrollit të policisë në fshatin Zhupan, Fier, në oborrin e banesës së shtetasit F. T., 57 vjeç, janë gjetur 40 rrënjë kanabisi. Si pasojë e veprimeve të mëtejshme policia ka arrestuar në flagrancë personin në fjalë.
Tani ai do të përballet në gjykatën e Fierit me akuzën “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Loading...