Bie nga 8 metra lartësi, ndërron jetë 22-vjeçarja shqiptare në Greqi

Një 22-vjeçare, e cila humbi betejën me vdekjen në prag të ndërrimit të viteve, kishte rënë nga një lartësi prej tetë metrash kur për arsye ende të pazbardhura plotësisht, ishte ngjitur në çatinë e një ndërtese në Selanik.

Vendasit, shkruajnë mediat greke, dëgjuan e saj për ndihmë dhe njoftuan menjëherë një ambulancë, e cila e dërgoi në spital me fraktura në trup.
Vajza me origjinë shqiptare qëndroi e shtruar për 10 ditë, por nuk ka mundur të mbijetojë, siç konfirmuan dhe të afërmit e saj.

Tani pritet që autopsia të hedhë dhe ajo pak dritë mbi ngjarjen. Policia po shqyrton pretendimet se 22-vjeçarja fatkeqe ishte ngjitur atje për të bërë një selfie, një variant ky I cili është hedhur poshtë nga familja e saj.

Loading...