Bie nga kati i 9-të i hotelit në Britani, vdes 5 vjeçari refugjat nga Afganistani

Një djalë 5 vjeçar afgan, i cili para pak kohësh kishte shkuar me familjen e tij në Britani, humbi jetën, pasi ra nga dritarja e hotelit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur dje në një hotel, në Shefield, në veri të Anglisë, njoftoi policia britanike.

Sot, autoritet konfirmuan se viktima ishte refugjat nga Afganistani.

Sipas medieve britanike, hoteli strehon refugjatë afganë, që kanë punuar më parë për Britaninë, në vendin e tyre të origjinës. Fëmija ka rënë nga kati i 9-të, sipas BBC.

Një refugjat tjetër, që qëndronte në hotel tha për mediet britanike, se djali kishte mbërritur kohët e fundit në Sheffield nga Afganistani, kur talibanët kishin marrë pushtetin, duke dëbuar diplomatë, shtetas të huaj dhe afganë, të cilët kishin frikë për sigurinë e tyre.

Një refugjat që qëndronte në hotel, tha për mediet britanike se djali kishte mbërritur kohët e fundit në Sheffield nga Afganistani, kur talibanët kishin marrë pushtetin, duke dëbuar diplomatë, shtetas të huaj dhe afganë, të cilët kishin frikë për sigurinë e tyre.

Ajo po bërtiste:” Biri im, biri im “. Kur erdha këtu (jashtë) pashë ambulancën dhe policinë”.

Ai shtoi: “Ata erdhën këtu për të shpëtuar jetën e tyre, ata erdhën për një jetë të re këtu, por për fat të keq …”, tha ai.

Inver Solomon, drejtor i përgjithshëm i Këshillit të Refugjatëve, një organizatë që ndihmon refugjatët, foli për tragjedinë:

“Nuk i dimë detajet e incidentit, por është e domosdoshme që familjet që vijnë nga Afganistani të marrin mbështetjen e nevojshme.”

Loading...