Bie nga kati i tretë gjatë punës, vdes në spital 24 vjeçari nga Librazhdi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Maqedoninë e Veriut, ku një 24-vjeçar ka mbetur i vdekur pasi ra nga një lartësi gjatë orarit të punës. Mësohet se viktima është Mirjan Kryeziu nga fshati Zdranjsh në Librazhd, i cili po punonte në ndërtim në një lagje të Shkupit ku ka rënë nga ndërtesa tre katëshe.
Sipas të dhënave të para, 24-vjeçari është dërguar menjëherë në spital, por nuk ja ka arritur të shpëtojë.

Loading...