Bie nga kati i tretë i banesës ku jetonte, ndërron jetë 58-vjeçari në Lushnje

Një 58-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme në Lushnje.

Rreth orës 10:35, në lagjen “Loni Dhamo”, Lushnjë, shtetasi A. T., 58 vjeç, dyshohet se ka rënë nga kati i tretë i banesës ku banonte dhe ka ndërruar jetë.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Loading...