Bie nga lartësia teksa po rregullonte shkarkimet e ujërave të çatisë, përfundon në spital 37-vjeçari

Policia e Tiranës njoftoi mëngjesin e sotëm se një 37-vjeçar nga fshati Dritas në Tiranë ka përfunduar në spital, pasi ra nga lartësia. Mësohet se shtetasi A.B, po rregullonte shkarkimet e ujërave të çatisë në momentin ku ra. Gjendja e tij është e qëndrueshme, jashtë rrezikut për jetën.
“Më datë 12.06.2021, në fshatin Dritas, duke rregulluar shkarkimet e ujërave të çatisë, aksidetalisht ka rënë nga lartësia shtetasi A. B., 37 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Loading...