Bie serveri, doganat shqiptare në kolaps

Të gjithë serverat e doganave në Shqipëri kanë dalë jashtë funksionit.

Kjo situatë ka shkaktuar kolaps në pikat kufitare, raporton TCH.

Edhe në doganën e Kapshticës në jug të vendit është njejta situatë problematike.

Dhjetëra automjete kanë mbetur të bllokuara pasi nuk kryejnë dot zhdoganimin.

Për momentin janë të paditura shkaqet që kanë nxjerrë serverat jashtë funksionit.

Loading...