Këngëtarja Big Mama mesa duket është në kërkim të një partneri. E ftuar në emisionin ‘Ftesë në 5’, Big Mama i kërkoi moderatorës Bieta Sula që t’i gjente një çun. Ajo u shpreh se që kur ka dalë nga Big Brother Vip, njerëzit e kanë marrë frikë, pasi shqetësohen do t’i rrahë.
“Ne jemi e zgjidhur. Mbeta rrugëve të Tiranës, Maqedonisë dhe Kosovës. Nuk kam kohë për tu lidhur me dikë, por po ma gjete na një nuk ka problem. Ke nga një vëlla a çun. Kur del nga Big Brother nuk afrohen fare, me rastin tim që panë kanë frikë semos hanë dajakë.
Edhe rrugës kur më shohin thonë ik ik se kjo është e vështirë. Por çdo njeri e ka pikën e vetë. Kur vjen pika ime dalë nga vetja,” tha Big Mama.
Loading...