Aksidentet rrugore në Shqipëri gjatë 2021 kanë shkaktuar 197 viktima ose 16 persona më shumë se në 2020.Të dhënat e Instat tregojnë se në vitin 2021 numërohen 1376 aksidente rrugore ose 142 më shumë se në vitin 2020 .
Kjo rritje e ndjeshme numrit të aksidenteve shpjegohet edhe me faktin se gjatë 2020 vendi ka qenë në karantinë dhe lëvizjet kanë qenë të kufizuara. Ndërkohë nëse e krahasojmë me periudhën para pandemisë të dhënat tregojnë se ka ulje të numrit viktimave por janë regjistruar më shumë aksidente e të plagosur.
Shkaktarë të aksidenteve rezultojnë këmbësorët e më pas renditet sjellja e drejtuesve të mjeteve. Në vitin 2021, aksidentet rrugore, në 15,3 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit.
Shqetësues mbetet fakti se grupmosha e të aksidentuarve rezulton e re dhe varion nga 25-34 vjec. Sipas Instat në muajin dhjetor 2021 numërohen 119 aksidente rrugore nga 113 aksidente të ndodhura në të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke u rritur me 5,3 %, shkruan ABC.
Megjithatë nëse bëjmë një krahasim të aksidenteve ndër vite konstatohet një rënie e tyre .
AKSIDENTET
JANAR –DHJETOR 2019 1.498
JANAR –DHJETOR 2020 1.234
JANAR –DHJETOR 2021 1.376
VIKTIMAT NGA AKSIDENTET
JANAR-DHJETOR 2019 227 PERSONA
JANAR-DHJETOR 2020 181 PERSONA
JANAR-DHJETOR 2021 197 PERSONA