“Bilbili” Folk në Rusi,në Folkloriadën e VI – Botërore

“BILBILI” FOLK NË RUSI, NË FOLKLORIADËN E VI – BOTËRORE…

Prej 16 Korrikut deri 02 Gusht 2020, Folk Grup “Bilbili”-Vlorë do të marrë pjesë në Folkloriadën e VI- Botërore që do të mbahet në Federatën Ruse, më saktë në Ufa, kryeqytetin e Republikës së Bashkortostanit.
Ftesa ka mbritur e firmosur me siglat e Presidentit Botëror të Cioff, Presidentit të Cioff për Federatën Ruse dhe Zv/Kryeministrin e Rep.së Bashkortostanit, vendit organizator.
Në këtë event të jashtëzakonshëm botëror të folklorit, figurativisht Kampionati Botëror i Folklorit, Shqipëria do të përfaqësohet nga Folk Grup “Bilbili”, Vlorë.
Në përbërje të grupit “Bilbili” do të atashohet edhe një njësi folklorike nga treva e Delvinës, grupi i sazeve karakteristike dhe polifonë të shquar të këtij qyteti me vlera të shquara trashëgimie shpirtërore.
Në përbërje të grupit do të jenë edhe dy mjeshtra popullorë të zonës, bartës të traditave në prodhimet artizanale.
Gjithashtu në përbërje të delegacionit do të jetë edhe Kryetari i Seksionit Shqiptar të CIOFF.
Organizatorët kanë kohë që kanë nisur përgatitjet për të menaxhuar eventin më të madh botëror të folklorit përfaqësuar nga 75 vende nga të gjitha kontinentet me mbi 3000 festivalistë pjesëmarrës.
Qysh sot janë detajuar programet, koncertet, defiletë, inteneraret e lëvizjes, hotelet, akomodues, vizitat…gjithëshka.
“Bilbili” folk ka nisur përgatitjet me besim se do gjej mbështetjen e duhur nga individë dashamirës, ente publikë e privatë etj. për të siguruar financimin e udhëtimit, të vetmin element që u është lënë grupeve të përzgjedhura për të mbuluar.
Me këtë rast bordi i Folk Grup “Bilbili” mirëpret kontributin e cilit do individ apo subjekt me angazhimin se do të pasqyrohen me transparencë në të gjitha mjetet dhe format bashkëkohore të publicitetit.

Loading...