Bill Clinton mbërrin sot në Tiranë! Ja çfarë po ndodh para Kryeministrisë

Në Kryeministri kanë nisur përgatitjet për të pritur ish-Presidentit amerikan, Bill Clinton, i cili mbërrin sot (3 korrik) në Shqipëri për herë të parë.

Siç shihet në fotot në hyrje të godinës qeveritare është vendosur flamuri amerikan.
Ceremonia në nder të Presidentit të 42-të Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të zhvillohet të hënën në orën 19.00, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përballë Kryeministrisë me pjesëmarrjen edhe të qytetarëve.

Pas ekzekutimit të himneve kombëtare të SHBA-ve dhe Shqipërisë, Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i 42-të i SHBAve Bill Clinton do të bëjnë parakalimin ceremonial dhe do të nderojnë flamujt e dy vendeve.

Në orën 19.05 Kryeministri Edi Rama do të mbajë fjalën e rastit dhe më pas do të ftojë zotin Bill Clinton të marrë çmimin e akorduar. Në orën 19.25 do të zhvillohet ceremonia e nderimit të Presidentit të 42 të SHBAsë Bill Klinton me “Yllin e Mirënjohjes për Arritjet Publike” që do të pasohet nga fjalimi i Presidentit.

Gjatë kësaj ceremonie, presidenti Bill Clinton e kryeministri Edi Rama do të përcjellin nga një mesazh para të gjithë qytetarëve, që do të mblidhen për të nderuar një prej presidentëve më të rëndësishëm për kombin shqiptar.

Loading...