Bill dhe Melinda Gates dhurojnë 70 mln dollarë për vaksinën ati-Covid

Manjati amerikan i pasurive, Bill Gates së bashku me gruan e tij, Melinda kanë vendosur që të dhurojnë 70 milion dollarë në mënyrë që të gjithë personat e infektuar me Covid të marrin trajtim të njëjtë.

Sipas mediave ndërkombëtare, Fondacioni Gates do të ndaj shumën prej 70 milion dollarësh në 2 këste.
Kësti i parë do të jetë 50 milion dollarë dhe do të shkojë për Komitetin e Vaksinës, i cili shërben që vaksinat anti-Covid të shpërndahen në të gjithë botën në mënyrë të barabartë.
20 milion dollarët e tjerë do të shkojnë për Koalicionin për Inovacione të Gatishmërisë Epidemike (CEPI), i cili kordinon zhvillimin e vaksinave të reja anti-Covid.

“Covid-19 është kudo. Kjo është arsyeja pse ne duhet të sigurojmë që të gjithë të kenë qasje të barabartë në teste, ilaçe dhe vaksina kur ato janë të disponueshme pa marrë parasysh se në cilin vend jetoni,” tha Melinda në një deklaratë në lidhje me angazhimin e ri të saj.

Loading...