Bill Gates: Deri kur të dalë vaksina e koronavirusit, bota nuk do të jetë ‘me të vërtetë normale’

Bashkëthemeluesi i Microsoft parashikon “se do të jemi në gjendje të hapim pjesë të rëndësishme të ekonomisë”, edhe para se të dalë një vaksinë

Jeta në SHBA nuk do të kthehet në “normale” derisa një vaksinë e koronavirusit “të shpërndahet në të gjithë botën”, tha miliarderi Bill Gates.

“Ne përfundimisht do ta kemi një vaksinë. Edhe para kësaj, nëse bëjmë gjërat e duhura, ne do të jemi në gjendje të hapim pjesë të rëndësishme të ekonomisë,” u shpreh Gates.

SHBA do të duhet të paguajnë “një çmim të madh ekonomik” për të vënë nën kontroll pandeminë e koronavirusit dhe nuk po teston njerëzit e duhur, “për të kuptuar se çfarë po ndodh”.

“Unë mendoj se nëse ndreqim situatën e testimeve, nëse përfshihen të 50 shtetet, ne do të jemi nën projeksionet e parashikimeve”, tha Gates. “Sigurisht, ne do të paguajmë një çmim të madh ekonomik për ta arritur atë”.

Gates tha që numri i njerëzve që po testohen nuk është aq i rëndësishëm, se sa testimi i punëtorëve në sektorët thelbësorë dhe marrja e rezultateve në më pak se 24 orë.

Ai parashikoi që nëse mjaftueshëm amerikanë vetëkarantinohen, rastet e viruseve mund të fillojnë të pushojnë së rrituri rreth fundit të prillit. SHBA mund të shikojë për “një farë hapjeje”, pasi numrat të fillojnë të zbriten me testimin mbarëkombëtar.

Gates, i njohur për përpjekjet e tij filantropike, ka kontribuar një sasi të konsiderueshme parash në lehtësimin e COVID-19.

Bamirësia e tij, Bill & Melinda Gates Foundation, ka bashkëpunuar me luftën kundër sëmundjeve infektive pasi ndihmoi në krijimin e Koalicionit për Përgatitjen Epidemike dhe Inovacionin (CEPI) në 2016.

Javën e kaluar, Gates detajoi një plan tre-hapësh në Washington Post të mposhtur shpërthimin e koronavirusit të ri.

Gates, i cili parashikoi llojin e shkatërrimit që një pandemi mund të sjellë nëse liderët botërorë nuk përgatiten, plot pesë vjet më parë, ka përdorur platformën e tij për të rritur ndërgjegjësimin për koronavirusin dhe ka dhuruar 100 milion dollarë për përpjekjet e ndihmës përmes fondacionit të tij bamirës.

Loading...