Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë dhe Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino, në një konferencë për shtyp së bashku me ministrin e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ku kanë folur për msituatën e COVID në vendin tonë dhe masat e reja, ajo ka vijuar t’u bëjë thirrje qytetarëve që respektojnë masat.
Bino u ka thënë qytetarëve se edhe kur të vijë vaksina anti-COVID, ajo mund të mbrojë ato që janë më vulnerabël por përsëri masat do të vijojnë të zbatohen derisa ajo të ketë impakt mbi transmetueshmërinë e sëmundjes.
“Dua të them se ministrja theksoi masat kanë patur efektin e tyre. Pas bllokimit ne pamë efikasitet ashtusikurse pamë rritje të numrave kur nuk u zbatuan si duhet protokollet e sigurisë. Kemi një bllokim të pjesshëm, janë masat e tjera të ndalimit të grumbullimeve apo të ndryshme të cilat janë masa me një intensitet mesatar. E rëndëishme është mbajtja e maskës.
Pavarëissht vendimeve që ne marrim ajo që është më e rëndësishme është që të gjithë ne të kontrollojmë rezlitetin tonë. Një veprim i joni i pakontrollluar shkakton vdekje, më vjen keq që po e them këtë. Të gjitha masat nuk janë një shkencë e madhe, sepse njerëzit thonë pse këto do zbatojmë ne vetëm të discanohemi të mbajmë maskën.
Edhe në momentin që do të kemi vaksinën ajo mund të mbrojë ato që janë më vulnerabël por përsëri këto masa do të vijojnë të zbatohen deri sa vaksina të ketë impakt mbi transmetueshmërinë e sëmundjes. Matja e impaktit të masave të fundit do pak kohë të matet. Jemi duke e monitoruar. Masat janë të rëndësishme që do të ndikojnë në sheshim të kurbës dhe në shpëtim të jetëve”, tha ajo.