Bino flet nga Infektivi: Erdha në kohën e duhur në spital! Bën apel për vaksinën e gripit

Vaksina e gripit nuk na mbron nga COVID-19 por na mbron nga gripi duke bërë që të mos prekemi njëkohësisht nga të dyja format, që sjell agravimin e situatës. Silva Bino shefja e epidemiologjisë në ISHP gjatë një takimi onlinë me gazetarët mbi për rëndësinë e vaksinimit ndaj gripit në kohën e COVID-19 tha se me ardhjen e dimrit mund të kemi bashkë qarkullim të gripit dhe të koronavirusit ndaj e gjithë popullata duhet të vaksinohet e sidomos grupet e riskut, pasi do të ulte sëmundshëmrinë por dhe format e rënda të gripit.

Bino ndodhet në gjendje më të mirë shëndetësore pas prekjes nga COVID-19, por ende vijon e shtruar në spital. Ajo tregoi se shkoi në kohën e duhur në spital por tashmë është përmirësuar. “Erdha në kohën e duhur, jam në gjendje të mirë shëndetësor,e po vijoj të marr trajtim. Sot jam për të folur për vaksinën e gripit”, tha Bino.
Këtë vit janë porositur 368 mijë doza të vaksinë së gripit, 4 herë më shumë se një vit më parë. Silva Bino thotë se deri në fund të muajit nëntor mund të përfundojë procesi i vaksinimit, që mund të kryeht në cdo kohë gjatë sezonit të gripit.

Sa i përket vaksinimit të gripit për personat e prekur nga covid, Silva Bino shpjegon se kur je me COVID nuk mund të vaksinohesh. Vetëm pasi të kenë kaluar 14 ditë apo mbas tamponit negativ, qytetari mund të kryejë vaksinimin.

Intituti Shëndetit Publik ka hartuar një plan të mirëpërcaktuar për vaksinim e grupeve të riksut. Sa i përket personeli shëndetësor, efektivëve të policisë, mësuesve, shefja e epidemiologjisë tha se janë persona kyc që duhet të vaksinohen.

Loading...