Një histori e cila përcjell një mesazh të fortë dhe optimistë për jetën:
Ju lëntë zoti kështu siç jeni.
Ai ishte i martuar. Kishte katër fëmijë edhe bashkëshorten e tij.
Fëmijët ishin të vegjël dhe gruaja kujdesej për ta ndërsa ai punonte për të mbajtur shtëpinë. Pothuajse çdo mbrëmje atë e telefononte nëna e tij dhe dialogu ishte i njëjtë.
Nëna : Si jeni bir?
Ai : Mbahemi nënë, por vështirë me një rrogë.
Nëna : Amin bir, ju lëntë zoti ashtu siç jeni.
Kjo fjali djalin e mërziste shumë.
Sikur i shtonte edhe më shumë hallet që ai kishte. ” Si të na lërë zoti siç jemi? Me një rrogë? Me këtë varfëri?”
Këto pyetje i vërtiteshin çdo natë kur ai mbyllte telefonin me nënën e tij.
Pas disa kohësh nëna i erdhi për vizitë. Djali mezi e kishte pritur ta kishte pranë.
Djali : Nënë, përse më thua përherë” Ju lëntë zoti ashtu siç jeni”? Ne nuk jemi mirë kështu. Jemi pesë frymë që mbahemi me një rrogë..
Nëna buzëqeshi dhe i tha :
– Bir ” ju lëntë zoti ashtu siç jeni” të gjithëve bashkë. Të tjerat rregullohen përherë!
@laberianews