Birbili, këngës ja nisi – Nga Zilfo Muco
Birbili, këngës ja nisi
ashtu, me të qarë
Hipur, mbi një degë lisi
për miken e parë
Eh! mikja, me sy të bukur
i kishe dhënë besë
“… Kokën, të ma vënë në kucur
me ty, le të vdesë!…”
Ikin vitet, mikja pret
loti, njom” folenë
Por birbili, në kurbet
ndërron edhe fenë
Asnjë lajm, e asnjë letër
meraku e tret
Ashtu, në folenë e vjetër
mikja ndërron jetë
Një ditë, u kthye birbili
miken nuk e gjeti
Dalin, të gjithë zogjtë, nga pylli
si në shenjë respekti
Thëllëza, e nis vajtimin
zërin, porsi qyqe
I thotë:” se mbajte betimin
miken, ti e vdiqe..”
Birbili, këngën e nis
ashtu me të qarë
Nga malli, tek ai lis
Dhe dega është tharë
Zilfo Muco 3/11/2018
Loading...