Biseda private me Stelën, Çimi zbulon çfarë u fol: Nuk jemi në ’97 që të luftojmë për një femër

Në puntatën e djeshme të “Për’puthen +40”, Çimi tregoi bisedën që ka bërë me Stelën pasi u shfaqën tepër të afërt me njëri-tjetrin në festën e mbylljes së “Përputhen” për të rinjtë. Ai tregoi se biseda me të e ka mërzitur.
“Më dërgon një sms dhe më tregon se do vijnë Armando e Lindita në studio dhe do na kritikojnë për përqafimin tek festa. Kjo ishte diçka që më mërziti. Më tha mund të luftosh, por nuk jemi në ’97 që të luftojmë për një femër”, tha ai. Ndër të tjera, kur Stela u largua nga studio, Çimi nuk e ndoqi nga pas dhe kërkoi që të mos transmetohej takimi pa praninë e saj.

Loading...