Ndërsa e prisni pjesën e bardhë tek sallata jeshile ju vëreni një lëng të çduitshëm si qumësht që rrjedh nga pjesa ku e shkëputët.
Ndonëse duket pak si e habitshme, nuk ka asgjë për tu shqetësuar.
Ky lëng i bardhë është një lëng qumështor i përbërë nga lateks që gjendte natyralisht tek sallata jeshile dhe nuk është aspak i dëmshëm, përkundrazi.
Kjo përbërje ka shije pak të hidhur dhe çuditërisht ka një përbërës që ndikon tek gjumi.
Varietet antike përmbanin më shumë nga ky lëng, ndaj romakët e këshillonin që të konsumohej në fund të vaktit për t’u qetësuar dhe për të stimuluar gjumin.
Ndaj nëse keni dëshirë për një gjumë apo pushim më të qetë konsumoni sallatë jeshile, sidomos pjesët fundore.
Loading...