Biskota me marmalatë portokalli,për një pasdite të qetë me familjen ose për mysafirë

Keto biskota mund ti perdorni per nje pasdite te qete me familjen tuaj ose mund te prisni mysafiret tuaj te dashur.

Mund ti shoqeroni dhe me nje filxhan caji.

Përbërësit për 13 biskota :
180 gr miell 00
100 gr gjalpe në temperaturën e dhomës
2 të verdha veze
70 gr sheqeri
Per mbushje :
Marmalate Portokalli 30 g per biskote
sheqer pluhur per siper.

Pergatitja :
Ne nje tas perziejme miellin , sheqerin vezet te rrahura lehte.Me pas e punojme me dore, pastaj shtoni gjalpin ne copa te vogla.Vazhdojme ta punojme derisa te arrijme nje mase homogjene.
E leme te pushoje ne frigorifer per 30 min.

Me pas marrim brumin dhe e veme ne tavoline dhe e bejme ne forme te gjate si litar te trashe.

E presim ne forma te rrumbullaketa me ane te nje thike, duke nxjerre 13 copa.
Pastaj me dore i bejme ne forme topi.

I shtrojme ne tave dhe ne cdo top bejme nje grope ne mes.
I futim ne furre per ti pjekur per 15-20 min ne 180 grade.Pas pjekjes i leme te ftohen plotesisht dhe fillojme te mbushim biskotat ne gropat e bera, me marmalate.
Siper i hedhim sheqer pluhur.

Loading...