Biskota me qumësht,të mira,të shijshme (receta)

Koha e përgatitjes dhe e pjekjes: 30 minuta

Përbërësit:
250 g miell
50 g gjalpë
80 g sheqer
30 g qumësht pluhur (ose një lugë qumësht nëse nuk keni qumështpluhur)
50 ml qumësht
1 lugë mjaltë jo e mbushur plot
1 majë thike kripë
1 bustinë vanilje
8 g sodë për ëmbëlsira

Përgatitja:
Ndezim paraprakisht furrën në temperaturën 180° C.
1. Në një tas, përziejmë miellin dhe të gjithë përbërësit e tjerë.

E punojmë brumin me dorë derisa të përftojmë një brumë homogjen.

2. E hapim brumin me petës (ose me dorë) me trashësi 3-4 mm, i japim formën që dëshirojmë, i vendosim në tavë me letër furre, i lyejmë sipër me pak qumësht dhe i pjekim për 8-10 minuta ose derisa të shohim që kanë marrë ngjyrë.

Loading...