Përbërësit
2 vezë
2 gota sheqer (gota 200ml)
2 gota vaj (Ose gjalp për të qenë më të shkrifëta)
1 gotë kos
2 pluhur vanilje
1 pluhur për pjekje
2 gota miell
Përgatitja
Në një enë hedhim 2 vezë, sheqerin dhe pluhurin e vaniljes. I përzijmë derisa masa të bëhet homogjene.
Shtojmë vajin (ose gjalpin), gradualisht pak nga pak duke përzier masën. Shtojmë pastaj kosin, miellin dhe pluhurin për pjekje.
Masën e përzijmë mirë dhe pasi brumi merr dendësinë e duhur e ndajmë në 32 toptha. Secilin topth e kalojmë nëpër pjesën me vrima të rendes për zbukurim dhe i vendosim në tepsi të lyer me vaj dhe i pjekim për 15-20 minuta derisa të marrin ngjyrë.
Loading...