Bizele janë një burim i çmuar vlerash ushqimore.
Gjelle bizele duhet të konsumohen edhe nga fëmijët.
Bizelet e freskëta përmbajnë hekur, fosfor, kalcium, kalium, vitaminë A, vitaminë B1 dhe vitaminë C.
Përbërësit për Gjelle bizele dhe patate
500 gram bizele
500 mL lëng mishi
2 karota
1 kokërr qepë
1 kokërr patate
vaj ulliri
salcë domate
2 thelpinj hudhra
majdanoz
piper
kripë
Përgatitja
Pasi i pastrojmë të gjitha perimet, i grijmë të vogla në forme kubi. Qepën e grijmë më vete, e hedhim në tenxhere më pak vaj ulliri dhe e kaurdisim.
Pasi kemi kaurdisur qepën hedhim salcën dhe kripën. I kaurdisim këto edhe pak bashkë me qepën. Më pas hedhim edhe perimet e tjera.
Në të njëjtën kohë ujin ose lëngun e mishit e kemi ngrohur. Të nxehtë e hedhim në tenxhere. E lemë të ziej për dhjetë minuta. Shtojmë me majdanoz dhe piper.
Gjella bizele dhe patate është gati. E shoqërojmë me bukë të thekur dhe garniture te stinës.
Bizelet kanë më pakë niseshte se bishtajoret e tjera prandaj janë më të tretshme kanë yndyrë të ulët dhe pak kalori. Bizelet e thata përmbajnë magnez dhe zink dhe janë me më shumë kalori sesa ato të freskëta.