Biznesmeni godet me ka.cavidë shqiptarin

Një biznesmen 48 vjeç ka goditur me kaçavidë në kokë shqiptarin për motive pasioni në të cilën është përfshirë një grua.

Ngjarja ka ndodhur në qëndër të qytetit ku ata të dy banonin, në Sulmona.
Ende nuk janë bërë të ditur nga Policia dhe mediat emrat e personave të përfshirë në konflikt.

Përplasja fillimisht ka filluar me fyerje dhe ofendime nga të dyja palët pastaj biznesmeni ka goditur burrin në kokë.

Autoritetet mohojnë mundësinë që objekti i goditjes të jetë një thikë por një kacavidë.

Mediat italiane raportojnë se i plagosuri ndodhet në spital dhe jashtë rrezikur për jetën. Policia ka ndërhyrë menjëherë duke shmangur një ngjarje më të rëndë. Ndërkohë ndaj biznesmenit agresor rëndojnë akuzat Kërcënin dhe Dëmtime të Rënda.

Loading...