Biznesmeni nga Tepelena vlerësohet me çmim: Ky është një ikonë!

Elton Ilirjani dominoi Javën e Modës në Nju Jork, me pjesëmarrjen në disa sfilata. Pas suksesit të atjeshëm, modeli dhe aktivisti mori ftesa nga disa shtëpi mode në Londër. Performanca në skenë dhe kontributi i tij në shoqëri, u vlerësua me çmimin “This is Icon” në kryeqyteti anglez që mirëpriti eventin e rëndësishëm të modës.

Tre shfaqje brenda natës dhe një çmim që bënë mediat angleze të flasin për modelin me origjinë shqiptare.

Në sfilatën e parë, Ilirjani prezantoi krijimet e Malan Breton, që prej më se tre dekadash vesh personazhe të njohur nga biznesi dhe showbiz-i. Modeli doli në skenë krahë Irina Pantaeva, muzës së muza e Gianni Versace-s.

Në një ecje me 15 gra dhe vajza që luftojnë me kancerin, Elton Ilirjani sfiloi për stilistin anglez Ross Griffiths. Nuk mungoi as shfaqja e Jimmy Choo, një prej stilistëve më të njohur dhe më të vlerësuar në botë.

Përballë personazheve të njohur, pjesë e publikut, shfaqjet synonin të kontribuonin për një organizatë bamirëse për kancerin.

Në fund, THIS IS ICON prezantoi çmimet Icon Awards 2023. Elton Ilirjani që mori çmim, u shpreh mirënjohës për ftesën dhe punën e përbashkët me stilistët dhe modelet në betejë me kancerin. Me shfaqje të tilla, që janë komentuar në mediat ndërkombëtare, Ilirjani synon të përcjellë mesazhe për të drejtat e njeriut dhe barazinë gjinore.

Loading...