Biznesmeni rrëfen grabitjen: Mund të iki nga Shqipëria

Biznesmeni Nazmi Çangu ka rrëfyer tmerrin dhe dhunën e grabitësve, të cilët pasi e goditën duke e gjakosur i morën edhe një shumë të konsiderueshme lekësh dhe bizhuterish, sipas tij gati 100 mijë euro. Por si ndodhi ngjarja? Biznesmeni tregoi hap pas hapi për “ABC” të gjithë kronologjinë e grabitjes.

“Automatikun ma vendosën në kokë, më shtypën tre veta. Kam punuar në Krujë, Kavajë, Rinas, Kamëz. Kam bërë edhe një kërkesë leje arme para 8-9 muajsh për të mbajtur pistoletë dhe ka 8-9 muaj që nuk më kthejnë përgjigje për armën e vogël. Dhe kjo dyshoj.. Dy i kam, një shotgun dhe një çifte, i morën grabitësit mbrëmë” tha ai.

Më pas ai tregoi si i morën lekët duke i çmontuar kasafortën. “Në një qese pata lënë nja 8 mijë euro 20-çe. Ranë çelësat dhe i kapën dhe i thanë njëri tjetrit “i gjetëm çelësat” dhe u turrën te kasaforta, e sakatuan, morën cfarë gjetën brenda. Kisha dollarë kanadezë, euro, lekë, nuk di më shumë dhe vlerën fikse se jam në biznes. Kam lokale, bujqësi, pemëtore me ullinj.
Deri në 2007 isha në polici të shtetit më pas ika në drejtorinë e mjedisit në Durrës dhe më pas më hoqën, jo i PS-së, jo i LSI-së dhe kam parë punën time. Ne na kanë quajtur si të djathtë, por besim nuk kam as te të djathtët, as te të majtët. Nuk kam punë me asnjë” tha ai.

Grabitësit nuk ka arritur që t’i dallojë. “Zëri është melodios, çohet nga të dush. E çuditshme është. Me dash policia e gjen për 48 orë autorin, por nuk duan” tha ai.

Por a mendon që të largohet nga Shqipëria?

Biznesmeni u shpreh “uaaa, edhe po, por ne jemi 7-8 vëllezër këtu, besoj se po t’i dalim, ishalla del, por edhe po nuk doli unë nuk do ta fal gjakun pa vdekur” përfundoi Nazmi Çangu, i cili pasi mori mjekim është rikthyer në shtëpi, ndërsa policia vijon hetimet.

Për grabitjen në Nikël dhe vrasjen mbrëmë në Fier ka reaguar edhe Partia Demokratike duke akuzuar qeverinë. “Për fat të keq gjendja e rendit publik degradon çdo ditë e më shumë”./ Abcnews.al

Loading...