Biznesmeni shqiptar hyn në dhomën e hotelit dhe përdhunon 35-vjeçaren shtatzënë

Më 3 maj, një grua nga Prizreni bashkë me burrin e saj shkuan në polici për të raportuar një rast dhunimi seksual. 35-vjeçarja ka deklaruar se derisa ishte duke pushuar në një motel, një burrë i kishte hyrë në dhomë dhe kishte kryer marrëdhënie seksuale me të, pa dëshirën e saj.

35-vjeçarja e cila ishte në muajin e katërt të shtatzënisë në muajin mars, kur thotë se u dhunua seksualisht, e kishte fshehur këtë rast nga bashkëshorti i saj për dy muaj.Më 2 maj, ajo i kishte treguar bashkëshortit të saj për krejt këtë ngjarje, e një ditë më vonë, të dy kishin shkuar në polici për ta raportuar rastin.
Eshtë pronar i motelit ku dyshohet të ketë ndodhur rasti, ndërkaq viktima dhe bashkëshorti i saj kanë jetuar për një kohë në objektin e të dyshuarit. I dyshuari është intervistuar nga policia të hënën, por nuk i ka pranuar akuzat që 35-vjeçarja i ka hedhur mbi të.“Me datë 3 maj 2021 është intervistuar i dyshuari, në prezencë të avokatit mbrojtës.

I njëjti në mënyrë kategorike e ka mohuar veprën. Në deklaratën e dhënë në polici, i dyshuari nuk pranon se ka pasur marrëdhënie seksuale me viktimën”, kanë deklaruar burimet brenda policisë.

Loading...