Biznesmeni: “Zoti ktheftë mendjen politikanëve, sepse çdo e keqe vjen për një të mirë të madhe”

Një “tro nditje” për politikanët vjen nga biznesmeni nga Elbasani, Gjergj Luca.

Teksa dha kontributin e tij për familjet e prekura nga tërmeti, ai ka bërë për dush të ftohtë për të gjithë përfaqësuesit e politikës.

“Këta politikanë që kanë nga dy-tre shpia që shkojnë atje vetëm 10 ditë në vit, pse s’i japin lirojnë ato për banorët e prekur nga tërmeti meqë u dhemb zemra për shqiptarët.

Cili nga ata e kanë hapur shpitë, nuk dua të vazhdoj më se mund të vazhdoj gjithë ditën duke sharë. Punëtorët e mi kanë dashur të japin rrogën e një muaji, por unë u kam thënë jo.

Të japin një ditë pune.
Le të marrim një nismë, që 6 muaj këtë tatim fitimi 50% t’u shkojë këtyre familjeve në nevojë për ndërtimin e banesave të prekur nga tërmeti.

Zoti ktheftë mendjen politikanëve, sepse çdo e keqe vjen për një të mirë të madhe”, tha ai.

Loading...