Biznesmenia burgoset 2 vjet për akuzat e inskenuara të ‘përndjekjes’ ndaj ish-bashkëshortit invalid

Një menaxhere ceremonish martesore që dërgonte letra kërcënuese dhe bënte deklarata të rreme ‘përndjekjeje’ ndaj ish-bashkëshortit të saj, është burgosur sot për dy vjet në Britani.

Gjykata e Lincoln në veri të Britanisë dëgjoi të thuhej se Emma Heys kishte vepruar me ‘dashakeqësi’ duke bërë deklarata të shumta të rreme ndaj ish-partnerit Christopher Heys.

42-vjeçarja kërkonte të siguronte një “urdhër-mbrojtjeje” ndaj ish-bashkëshortit duke e akuzuar në mënyrë të gënjeshtërt për dhunë shtëpiake në disa raste, edhe pse ai kishte probleme fizike dhe paaftësi levizjeje.

Prokurori Neil Sands, tha se Heys ishte në dijeni se shkelja e këtyre ligjeve do të çonte në arrestimin e ish-burrit të saj.

Zoti Heys ishte njohur me gruan e tij të ardhme në Manchester në 2006, dhe më vonë ishte vendosur në Lincoln ku Heys drejtonte biznesin e saj të organizimit të dasmave.

Burri, i cili ka paaftësi fizike levizjeje, përshkruante marrëdhënien e tyre si të paqëndrueshme dhe në Krishtlindje 2018 ishte ndarë nga gruaja e tij, u tha në gjykatë.

Por gruaja kishte kontaktuar me një avokat në 2019 për të aplikuar për urdhrin e mbrojtjes kundër burrit, ku pretendonte se ishte ‘një viktimë’.

Loading...