Blendi Fevziu ka një sugjerim për kryeministrin

Ditën e sotme janë bërë plot 9 ditë nga protesta e studentëve, të cilët kërkojnë plotësimin e 8 kërkesave. Kryeministri Edi Rama u ka bërë çdo ditë thirrje për dialog, por ata nuk kanë pranuar. Të gjithë qytetarët dhe personazhe të njohur nga bota e medias dhe jo vetëm kanë mbështetur që në fillimet e saj këtë protestë. Blendi Fevziu ka qenë ndër të parët që u bashkua me ta dhe emisionin ‘Opinion’ tre ditët e fundit ua ka dedikuar tërësisht studentëve.

Sot Blendi ka qenë i ftuar në emisionin radiofonik ‘You&Me’ të Julkës dhe Arditit, për të folur në lidhje me këtë protestë dhe i ka sugjeruar diçka kryeministrit.

“Kryeministri duhet të plotësojë kërkesat e studentëve që janë të plotësueshme, sepse janë dhe disa që kërkojnë impakt më afatgjatë, por të paktën të plotësonte kërkesat dhe pastaj të shkojë dhe të dialogojë me ta në çdo universitet dhe fakultet, tek për tek, dhe të dëgjojë një Shqipëri ndryshe që deri tani të gjithë e kanë shpërfillur”, – ka thënë moderatori i njohur. Ai ka treguar se e kanë tronditur shumë histori studentësh , që janë të detyruar të punojnë 17 orë, sepse familjet e tyre nuk kanë mundësi financiare.

Loading...