Blendi Fevziu pranon sëmundjen dhe bën ndryshimin në emision

Gazetari Blendi Fevziu, i cili prej vitesh drejton programin “Opinion” është i sëmurë.

Për këtë arsye Fevziu nuk do ta moderojë më në këmbë emisionin e tij siç bënte gjithmonë, por do të qëndrojë i ulur.

Nëse e keni vënë re në herët e fundit që ka drejtuar emisionin, gazetari ka vendosur një karrige në mes të studios, ku ka qëndruar gjithmonë ulur.

I pyetur nga revista ‘Bordo’, Blendi Fevziu ka treguar se kanë qenë arsye shëndetësore që e kanë shtyrë atë të merrte këtë vendim.

“Jam i sëmurë dhe disa prej emisioneve i kam moderuar me temperaturë të lartë. Sapo të përmirësohem programi do të ketë formën që ka patur gjithmonë,”- mësohet të ketë thënë Fevziu.

Loading...