Moderatori, i cili prej 20 vitesh drejton emisionin “Opinion” mban një profil modest lidhur me publikimin e detajeve për jetën e tij, sidomos kur bëhet fjalë për bashkëshorten, që ndonjëherë duket sikur e mban larg syve të të gjithëve.
Së fundmi, ai ka qenë pjesë e një interviste për revistën ”Class”, ku i është përgjigjur ‘100 pyetjeve’ të ndryshme mbi profesionin e tij si gazetar, por nuk kanë munguar edhe pyetjet për jetën e tij private.
Blendi flet për herë të parë ka rrëfyer diçka më shumë për bashkëshorten e tij, Inesin si dhe dy vajzat e tyre.
Historia e tyre e dashurisë, rezultoi një rastësi e bukur e fatit, pasi sipas tij ata janë dashuruar me shikim të parë, por u është dashur të presin 11 vite që të ritakoheshin dhe të krijonin lidhjen e tyre.
“E kam njohur nga miq të përbashkët në atë që njihej si Bordura e Hotel Dajtit kur ajo ishte 15 vjeç dhe unë student i vitit të parë.
Më bënë shumë përshtypje sytë. Që nga ajo kohë e humba dhe e ritakova pas më shumë se 11 vitesh. Sërish rastësisht”, ka treguar ai.