Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, i ftuar në studion e ‘Top Talk’, ka treguar se gjatë muajit Maj ka pasur një rënie të numrit të turistëve të huaj që mbërrijnë në Shqipëri.
Sipas Klosit, turizmi i një vendi varet shumë edhe nga imazhi i atij shteti dhe protestat e fundit të opozitës e dëmtuan shumë atë.
‘Protestat ndikim të konsiderueshëm në turizëm. Janari u dëmtua nga protestat e studentëve.
Ndërsa muajt e tjerë kanë pasur nga 10 % rritje, përjashtim bën Maji, ku ka pasur vetëm 1,5 % rritje në krahasim me vitin e kaluar’, tha Klosi.
Loading...