Këngëtarja Bleona Qereti ka treguar publikisht se përse është ende beqare. E ftuar mbrëmjen e djeshme në “Në kurthin e Piter Pan”, Bleona u pyet nga një prej fëmijëve të emisionit se përse nuk ka krijuar ende familje.
“E di si është puna? Unë po pres të më vijnë me kalë dhe ato po vijnë me gomar, zemër.Prandaj jam akoma beqare, se s’po vjen i duhuri…”-është shprehur ajo.
Mirëpo, në ciklin e dokumentarit “E vërteta e fshehur e yjeve”, ku Bleona rrëfehet për jetën e saj, kjo e fundit është shprehur se me Bardhin ka qenë ligjërisht e martuar për vetëm dy muaj.
Loading...