Këngëtarja e njohur Bleona Qereti edhe pse ka vite që është shkurorëzuar, jeta e saj private mbetet në fokus të mediave rozë.
Edhe në një intervistë të realizuar së fundi, Bleona nuk ka kaluar pa përmendur detaje nga e kaluara dhe martesa e saj me Gani Bardhën.
Artistja shqiptare në një intervistë në Rtv Ora, është shprehur se mediat kanë cenuar jetën e saj private duke shkatërruar edhe martesën e saj.
“Unë jam rritur në media dhe jam rritur përpara kamerës dhe ndihem sikur gjithë jetën time kam jetuar në një shtëpi xhami dhe punët e mia janë ditur publikisht nga të gjithë njerëzit. Sigurisht unë jam djegur dhe jeta ime private ka vuajtur pikërisht nga media në Shqipëri. E dini të gjithë për kë e kam fjalën, për martesën time të mëparshme kështu që tani jeta ime private është e shenjtë, nuk ka arsye absolutisht të përmendet nëpër media dhe dua të vazhdoj ta mbaj sa më private të jetë e mundur aq më mirë është për mua. Të gjithë e dinë që jetoj jetë private të shëndetshme”, tha ndër tjera Bleona.
Ndryshe, Bleona ka qenë e zëshme në përkrahje të kandidatit republikan për president të Amerikës, Donald Trump, i cili humbi zgjedhjet për një mandate të dytë.