Studentët ditën e sotme duhet të ishin në auditor por kanë braktisur mësimin për të mbajtur radhë në një nga pikat e shitjes së aboneve për urbanët në zonën e “9-katësheve” në Tiranë.
Siç e konfirmojnë vetë studentët po presin me orë të tëra në radhë, ndërsa gjatë prononcimit për mikrofonin e “Fax News” ata i kërkojnë bashkisë që abonetë e urbanëve të merren më lehtësisht në sportelet e universiteteve.
“Kam në radhë që në 8 të mëngjesit. Duhet të dalim gjithë për protestë, por ne jemi dele si popull që jemi mësuar të presim në radhë. Kemi dhe gjëra të tjera për të bërë, shikoni çfarë bëhet këtu sa radhë të gjata ka”, tha një djalë i ri.
“Nuk e besoj se sot e marr abanonë, studioj në universitet dhe kam lënë mësimin. Duhet që aboinetë të shpërndaheshin brenda universitetit është mëse normale. Nuk mund të presim kështu”, tha një studente.
“Duhet të pres 3 orë që të marr abonent. Sot e lashë mësimin veç për këtë punë duhet të pres që të marr abonenë. Herë e parë që po marr abonent për këtë vit dhe jam e terrorizuar sinqerisht, jam nga universiteti i mjekësisë”, u shpreh një tjetër studente.