Blindohet Vlora, policia kontrollon hyrjet dhe daljet e automjeteve

Policia e Vlorës ka nisur mbrëmjen e sotme një aksion dhe është duke kryer kontrolle të automjeteve.

Abcnews.al raporton se policia po zhvillon plan kontrolli në hyrje të qytetit për personat e shpallur në kërkim dhe ata që lëvizin me armëmbajte pa leje.
Mësohet se oficerë të krimeve në Policinë e Vlorës kanë ngritur postobllok në hyrje të qytetit dhe po bëjnë kontrollet. Në vijim pritet të ketë më shumë detaje rreth këtij aksioni të ndërmarrë.

Loading...