Bllokimi i trafikut ajror/ Balluku paralajmëron: Do të marrim masa të rëndësishme ligjore

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku paralajmëron se me bllokimin e trafikut ajror në Rinas nga greva e kontrollorëve do të merren masa ligjore.

Balluku thotë se masat nuk do të jenë të mira për askënd, aq më tepër për navigimin ajror në Shqipëri.

Ajo thotë se kontrollorët kanë përveç pagave të larta edhe privilegje të tjera, si fakti që punojnë vetëm 17 ditë në muaj, apo 205 ditë në vit.
Gjithashtu Balluku i ka kërkuar Metës të shprehet sot publikisht për situatën pasi i ak të gjitha të dhënat pëpara.

‘’Ne ndërkohë, do i kërkoja Metës që edhe i ka takuar kontrollorët edhe ka kërkuar informacion nga Albcontrol, dhe ia ka dërguar Presidentit, që të shprehet sot publikisht për këtë situatë. A mundet shteti të kompensojë kontrollorët kur nuk ka pasur kurrë involvim financiar, a mundet sot shteti, Meta i ka të gjitha të dhënat, i ka edhe pagat para 2020, edhe sot. A mundet shteti të kapet peng nga një grup njerëzish që të kërkojnë të marrin 15 rroga sa ç’merr një shqiptar? 4 mijë e 400 dollarë, për një person, do të ishin njësoj sa 14 shqiptarë. Dikush mbrëmë gjatë negociatave kishte thënë, poe 60 jemi ne nuk u bë nami. Jo, ju doni sa 600 shqiptarë. A mendon Meta se duhet të bllokohet trafiku ajror, e mos vijnë vaksina, e mos lëvizë askush, as ata për të ikur, as ata për t’u larguar. As të sëmurët. A duhet vallë vendi të kapet peng. Ky është grusht shteti, nga disa persona që janë të pakënaqur me pagaën 2 mijë e 490 dollarë. Dhe nëse nuk ja bëjnë 4 mijë e 400 dollarë mbajnë vendin peng.

Nuk erdha në Rinas për të dëgjuar kërkesën që nuk bëhet fjalë ose të iki dhe të bjerë vendimi i këshillit mbikqyrës e na jepni paratë. Erdha për t’i sqaruar se nuk është një lojë. Sot preket ccdo qytetar i Shqipërisë, siguria kombëtare, dhe e drejta për lëvizjen e lirë të ccdo qytetari. Nuk është lojë. Do na duhet të marrim disa mase të rëndësishme ligjore, nuk do jenë të mira për askënd, por s’do jenë të miar as për navigimin ajror. Është sektor shumë i rëndësishëm, janë investuar ndër vite shumë në burimet njerëzore. Të gjithë ata kontrollorë janë të trajnuar në akademitë më të mira, për të pasur certifikatën e duhur. Pra përvecc pagave, gjithashtu kontrollorët 205 ditë në vit paguajnë. 17 ditë në muaj. Privilegjet i kanë në respekt të kësaj pune që kanë. ‘’- tha Balluku.

Loading...